“U zgjova në mëngjes dhe nuk dëgjoja asgjë”- Jessie J flet për sëmundjen me të cilën është diagnostikuar

Jessie J ka zbuluar se vigjiljen e Krishtlindjes e kaloi në spital pasi humbi dëgjimin papritur në njërin vesh dhe kishte vështirësi në lëvizje. Këngëtarja e njohur ndau me ndjekësit në Instagram shqetësimet e saj shëndetësore, ku shpjegoi simptomat që pati dhe në momentin kur shkoi në spital, u diagnostikua me sëmundjen Meniere.

“Kur u zgjova në mëngjes ndjeva sikur nuk dëgjoja asgjë nga veshi im i djahtë. Pastaj vura re që nuk mund të ecja dot drejtë. Më thanë që vuaja nga sindorma Meniere. E di që shumë njerëz vuajnë nga ajo dhe kam marrë shumë këshilla prej tyre, gjithsesi kisha vendosur që ta mbaja për vete. Tani është hera e parë që flas për të.

Sëmundja Meniere është një gjendje e veshit që mund të shkaktojë vertigo dhe ndjenjën që gjithçka rreth teje po rrotullohet. Që do të thotë se qëndrimi dhe ecja drejtë bëhen shumë të vështira. Simptoma të tjera janë të vjellat dhe humbja e ekuilibrit.

Në përditësimin që bëri për gjendjen e saj shëndetësore, Jessie tha se ishte duke parë serialin “The Queen’s Gambit”, teksa mbante një gisht në veshin nga i cili nuk dëgjon, ndërkohë që e kishte parë një seri 4 herë pasi nuk mund të përqëndrohej dhe i duket sikur dëgjon gjatë gjithë kohës zhurmën e një tharëseje flokësh.

Gjithsesi ajo tha se mund të ishte më keq dhe është shumë mirënjohëse për shëndetin që ka. Fatmirësisht arriti ta kapë sëmundjen herët, gjtihçka shkoi mirë dhe me ilaçet e duhura do të ndihet më mirë.

/News31

Burimi: Mirror