U tha se është me Aleksian, por Romeo Veshaj kapet duke u puthur me një bionde në Barcelonë

Ditën e djeshme në media u raportua se Romeo Veshaj dhe Aleksia Peleshi janë nisur një udhëtim së bashku në Barcelonë. Romeo ka postuar foto e video nga udhëtimi i tij ku ka treguar se ndodhet me Donaldin. Po ashtu, edhe Aleksia ka publikuar një foto në Instagram dhe ka zbuluar vetë vendndodhjen, Bercelonë. Mirëpo, duket se ata nuk kanë qenë së bashku. Kjo pasi “Revista Who” ka siguruar një video ku shihet Romeo në rrugët e Barcelonës duke u puthur e përqafuar me një vajzë bionde, identiteti i të cilës nuk dihet.

Nga pamjet shihet qartë se djali në video është aktori, i cili edhe në postimet në Instastory është shfaqur i veshur me të njëjtat rroba. Po ashtu, nëse mendoni se mund të jetë Donaldi, tatuazhet në këmbë mungojnë dhe kjo e bën të dallueshëm Romeon.

Sakaq, në foton e fundit që Aleksia ka postuar ajo shihet me të njëjtin look si më parë dhe nuk ka bërë ndonjë ndryshim. Pra, nuk ka mundësi të jetë ajo. Fotoja është postuar ditën e djeshme në Barcelonë.

Në këto kushte mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mes dyshes që nuk pranoi asnjëherë se janë bashkë ndonëse mediat raportuan se bashkëjetojnë. Vlen të thkesohet se ata e ndjekin ende njëri-tjetrin në Instagram. /News31