U përleshën me armë në mes të Prishtinës/ Noizy përqafohet me Albert Krasniqit pas dy vitesh

Dikur i drejtuan armët e grushtet njëri-tjetrit, por jo shumë më vonë i dhanë dorën njëri-tjetrit. Bëhet fjalë për reperin Noizy dhe pjesëtarin e dikurshëm të BabaStars, Albert Krasniqin, me të cilin reperi i famshëm i grupit OTR, pati një përleshje të ashpër fiks para dy vitesh. Por gjithçka është lënë prapa krahëve dhe pavarësisht konfliktit e mosmarrëveshjeve, Noizy dhe Alberti janë bërë miq dhe këtë e dëshmojnë disa fotografi që Prive i ka siguruar, shkruan Prive. Ata shihen pas procesit gjyqësor, që i dha fund edhe kësaj mosmarrëveshjeje, duke u përqafuar me njëri-tjetrin. Kujtojmë që më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, kishte ndodhur një përleshje me armë mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.