U përjashtua bashkë me Adën mbrëmë nga Përputhen, Edi bën reagimin e fortë

Edi dhe Ada rregulluan çdo keqkuptim me njëri-tjetrin gjatë “Për’puthen Prime”. Ada e surprizoi Edin në mënyrën më të bukur duke e përlotur me një video të familjes së tij. Nga ana tjetër, Edi tha se edhe pak fare do që të deklarohet plotësisht për Adën. Pas “Prime” në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku Edi dhe Ada, e cila është me kapuç për të mos u njohur, kanë qenë duke darkuar bashkë në një restorant.

Shkelja e këtyre rregullave ka bërë që ata të përjashtohen nga programi. Ka qenë Edi ai qē përmes një video live në Instagram ka lajmëruar në rrjetin e tij social në Instagram Live se ai dhe Ada janë përjashtuar nga emisioni i ndjekur “Për’puthen”.

“(Adës) A po don me tregu ti, a po don me tregu, për çka jena përjashtu? Jena përjashtu shkaku, se na kanë nxon në restorant tu hongër bukë. Janë disa persona që janë të emisionit që kanë qenë aty edhe flasin që na nuk i kena nxjerr fotot, po ata janë kon t’vetmit persona që jon ardh te na dhe na kanë fol e na kanë thon rujuni mos ju nxon dikush, amo jon kon ata që na kanë bo foto. Unë e Ada e pranojmë që jena kon bashkë, si njoh mirë vendet këtu.”-thotë ai.