U përfolën për ndarje, Al Pacino dhe partnerja 54 vite më e re hedhin poshtë lajmin

Al Pacino dhe e dashura e tij Noor Alfallah kanë hedhur poshtë lajmet për ndarjen e tyre, pasi çifti u pa duke shijuar një takim në Los Angeles në restorantin italian “Pace”.

Kjo vjen vetëm disa ditë pasi producentja 29-vjeçare u pa duke shijuar një drekë me Princin Alexander von Furstenberg, djalin e stilistes ikonike të modës Diane von Fürstenberg dhe Princit Egon von Fürstenberg, duke ndezur thashethemet për ndarjen e saj me aktorin e famshëm 83-vjeçar.

Dalja e fundit e çiftit ka hedhur poshtë lajmet në lidhje me marrëdhënien e tyre. Al Pacino dhe Noor filluan të takoheshin në prill 2022 dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Roman, në qershor të vitit 2023.

Më herët, Noor paraqiti një peticion në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, duke kërkuar kujdestarinë e vetme fizike dhe kujdestarinë e përbashkët ligjore të djalit të tyre me vizita të arsyeshme nga Al.

Sipas Daily Mail, një burim i afërt me çiftin ka treguar për median se “Noor dhe Al janë ende bashkë. Ata kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për kujdestarinë e fëmijës së tyre”.

Balkanweb