U përfol për një romancë me Beatrix Ramosaj, Eugent Bushpepa flet për herë të parë për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën dhe zbulon planet për t’u bërë baba

Pas publikimit të projektit të fundit muzikor në bashkëpunim me Beatrix Ramosaj, këngëtari i njohur, Eugent Bushpepa u përfol për një lidhje me të.

Mbrëmë, teksa ishte i ftuar në “Soiree”, ai zbuloi shumë detaje nga jeta e tij personale që nuk i kishte treguar më parë, përfshirë edhe ato për partneren që ka në krah.

Pasi i dha fund marrëdhënies disa vjeçare me vajzën e quajtur Andia, Bushpepa po shijon një romancë të re, por personi që i ka vjedhur zemrën nuk është Ramosaj.

Jonida Shehu i ka bërë një pyetësor dhe ai është përgjigjur pa hezitim,por ajo çfarë tërhoqi më shumë vëmendje është fakti që përgjigjet e Eugentit ishin në sinkron me ato të motrës së tij.

Pjesë nga biseda:

Jonida Shehu: Bjonde apo brune?

Eugent Bushpepa: Bjonde.

Jonida Shehu: Di të gatuajë apo gatuan ti për atë?

Eugent Bushpepa: Gjysëm për gjysëm.

Jonida Shehu: E ke sjellë në shtëpi, e ke prezantuar?

Eugent Bushpepa: Me Evën nuk është prezantuar, me mamin dhe motrën tjetër po.

Jonida Shehu: Artiste apo dentist?

Eugent Bushpepa: Asnjëra nga të dyja.

Jonida Shehu: Rock-ere apo repere?

Eugent Bushpepa: Rock-ere.

Jonida Shehu: Xheloze apo tolerante?

Eugent Bushpepa: Shumë tolerante.

Jonida Shehu: E gjatë apo e shkurtër?

Eugent Bushpepa: Mesatare.

Jonida Shehu: Në klipet e tua do ta shohim ndonjëherë.

Eugent Bushpepa: S’besoj.

Jonida Shehu: Eva çfarë tha mami kur e pa për herë të parë?

Eva (motra e Eugentit): Ka një difekt, i sjell të gjitha në shtëpi.

Jonida Shehu: Cilën këngë tënde pëlqen ajo?

Eugent Bushpepa: “Ëndërr reale”.

Jonida Shehu: Ndonjë plan për familje apo për t’u bërë baba?

Eugent Bushpepa: Shumë herët për ta thënë.