U nda nga modeli i njohur, Dileta Leota në një lidhje dashurie me “të urryerin” e Liverpulit

Ish-portieri i Liverpul, Loris Karius, është në një lidhje me moderatoren e njohur italiane, Dileta Leota.

Portieri gjerman është pjesë e Njukasëllit si portier i dytë dhe së fundmi, mësohet se moderatorja italiane është futur në një kurs për të praktikuar anglishten.

“Ata e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram prej javësh. Duket se ka një lloj flirti mes të dyve. Duket se prezantuesja po fillon të përmirësojë aftësitë e saj në anglisht, sepse e kërkon puna. Por gjithashtu mund të jetë dhe një dëshirë për të shprehur ato që i kërkon zemra”, shkruan media e njohur “Gente”.

Karius u kthye në një lojtar të urryer nga tifozët e Liverpul, pas dy gabimeve fatale kundër Realit të Madridit, që i kushtoi klubit anglez Ligën e Kampionëve në vitin 2018.

Nga ana tjetër, pak kohë më parë, gazetarja e “DAZN” u nda nga modeli i njohur, Xhiakomo Kavali dhe duket se e ka gjetur menjëherë dashurinë e re.

PANORAMASPORT.AL