U nda nga i dashuri 19 vite më i ri, Adriana Matoshi duket e lumtur me vendimin që ka marrë

Ditën e djeshme bëri xhiron e gjithë medieve dhe rrjeteve sociale lajmi se aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, i ka dhënë fund lidhjes së saj me ish-futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld.

Ka qenë vetë futbollisti ai i cili e konfirmoi lajmin e ndarjes, duke u shprehur publikisht se i dëshiron të gjitha të mirat Adrianës. Keith mes të tjerash tha se ndarja ka ndodhur në mënyrë paqësoret mes dyshes, duke shtuar se shqiptarët e Kosovës duhet të jenë krenarë që përfaqësohen nga një grua e tillë në Kuvendin e Kosovës.

Adriana ndërkohë nuk ka bërë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje, duke zgjedhur heshtjen, por ka larguar cdo foto në rrjetet e saj sociale që ishte me Keith, duke treguar qartë që e ka mbyllur këtë kapitull dhe ka “fshirë” cdo gjurmë.

E teksa i fshiu imazhet e vjetra, Matoshi solli për ndjekësit e saj disa fotografi të reja, ku dukej në formë mjaft të mirë teksa shijonte rrezet e diellit dhe ndoshta duke dashur të tregojë që ka marrë vendimin e duhur.

“Diell në zemrën time”, shkroi aktorja dhe deputetja e njohur në mbishkrimin e fotografive në Instagram, ku shfaqej mjaft e buzëqeshur ndërsa kishte veshur një bluzë të shkurtër të zezë dhe xhinse.

Adriana dhe Keith e filluan lidhjen e tyre në pranverën e vitit 2020, por ajo nuk u bë e ditur për publikun deri në tetor të atij viti. Gjatë gjithë kohës ata u deshën të përballonin shumë komente negative dhe kritika, paragjykimet për diferencën në moshë prej 20 vitesh ishin të mëdha, po ashtu dhe paragjykimet raciste s’munguan.