U kap “mat” duke zbritur nga avioni privat i Elon Musk, ja kush është flokëkuqja misterioze që i ka marrë zemrën njeriut më të pasur në botë

Njeriu më i pasur në botë u fotografua disa ditë më parë duke zbritur nga avioni i tij privat, me një grua misterioze flokëkuqe.

Burime për “Daily Mail” konfirmuan se “flokëkuqja misterioze” është aktorja 27-vjeçare Natasha Basset. Të njëjtat burime shtojnë se ajo dhe 50-vjeçari janë njohur kohë më parë dhe kanë qenë vetëm miq, ndërsa romaca e tyre ka nisur pasi miliarderi u nda nga ish-gruaja e tij.

Por kush është Natasha Bassett?

27- vjeçarja është me origjinë nga Sydney i Australisë, ndërsa për sa i përket karrierës së saj, ajo ka pasur role kryesore në disa nga filmat më të suksesshëm.

Në vitin 2017, Natasha luajti rolin e Britney Spears në filmin biografik të këngëtares “Briney Ever After”.

Në vitin 2016, ajo luajti rolin kryesor në filmin e mbretit të Rock and Roll-it, Elvis Presley. Natasha luajti rolin e Dixie Locke, të dashurës së parë të Presley-t.