U kap mat duke shkëmbyer puthje në jaht, Arilena Ara thyen heshtjen për të dashurin

Pak ditë më pare u publikuan disa foto të këngëtares së hit-it “Nëntori”, Arilena Ara, ku shfaqej në krahët e një djali misterioz. Ata dukeshin mjaft të lumtur krahas njëri-tjetrit teksa po shijonin pushimet në një jaht. POr nuk ka vonuar deklarata e vetë këngëtares në lidhje me këtë histori. “Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju. Do ta zbulojmë edhe sekretin”, shprehet Arilena, sipas Who. Më tej Arilena tregoi se për karrierën e saj qëllimi kryesor është përfundimi i albumit muzikor, i cili do të vijë në gjuhën angleze.