U INFEKTUA ME COVID-19/ Zyrtari i FSHF-së sulmon spitalin: S’kisha për të ngrënë, ishim të uritur gjithë kohën

Ish-futbollisti njëherësh dhe zyrtar i FSHF, Florian Riza, ka trteguar eksperiencën e tij pas infektivimit me COVID-19. Në një intervistë në ABC News, Riza tregoi se në 10 mars kishte shenjat e para të virusit, e më pas u shtrua në spitalin Infektiv.

Por ai u shpreh i pakënaqur me kushtet në spital dhe sipas tij ishin të tmerrshme. Ai shtoi se aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja.

“Ishte një tmerr i vërtetë, aty mungonin kushtet e higjenës, mungonte sapuni, veshjet e pacientëve, të ushqimit, vuajtja më e madhe ishte në spital për shkak të këtyre kushteve sesa nga sëmundja që unë e kisha kaluar pjesën më të madhe në shtëpi.

Të kesh njerëz të uritur në spital dhe pse në një gjendje të sëmurë. Nuk e di se si certifikohen këto pavione që për mua dhe pse jemi në 2020 i bie të jetë i 1920”, u shpreh ndër të tjera ai.