U hodh në liqenin e ngrirë të Lurës, i riu tregon aventurën e rrezikshme për “ABC e mëngjesit”

Sportet ekstreme janë pasion i të riut Etion Reçi, por zhytja e tij në liqenin e Lurës mori vëmendje ditët e fundit.

Në një lidhje skype me “ABC e mëngjesit”, Reçi rrëfeu aventurën e rrezikshme të ndërrmarrë bashkë me shokun e tij.

“Nuk di të them sa në minus ishn temperaturat, por mjekra më ngriu. Jemi një grup shokësh që kur ikim gjithmonë diku hamë inat me njeri tjetrin.

Jam mirë, nuk kam patur probleme shëndetësore, pas zhytjes. Video nuk iu bën përshtypje familjarëve, janë mësuar me aventurat e mia.” u shpreh Reci, ndërsa tha se zhytja në liqenin e Lurës bëhet për adrenalinë, por ka edhe të mirat e veta.

Ndër të tjera I riu ndau edhe bisedën me shokun e tij, I cili u hodh bashkë me të në liqen.

“Ai rrezikoi në fakt sepse u hodh direkt me kokë. “Kur u hodha me kokë, mendova ishalla po dal” më tha sepse edhe frymë s’po arrinte të merrte dot. Ai është momenti më I rrezikshëm në fakt, kur hidhesh direkt, pa u lagur më parë.” -rrëfeu ai./abcnews.al