U fotografuan duke u puthur, zbulohet i dashuri misterioz i aktores së famshme. Ai është biznesmen

Lidhja e tyre u zbulua në tetor të vitit të kaluar por vetëm tani është zbuluar identiteti i mashkullit që është në krah të Emma Watson.

I dashuri i aktores është një biznesmen i identifikuar si Leo Alexander Robinton nga Kalifornia.

Aktorja 30 vjeçare u fotografua duke u puthur me mashkullin misterioz në Londër në tetor të vitit të kaluar.

Dhe ai është identifikuar më në fund si Leo, po ashtu 30 vjeç. Raportohet se marrëdhënia e tyre është serioze dhe Emma madje ia ka prezantuar të dashurin e ri prindërve të saj Jacqueline dhe Chris.

“Emma dhe Leo bënë gjithçka që kishin mundësi për ta mbajtur lidhjen private,”- tha një burim për Daily Mail. “Pasi u fotografuan duke u puthur në tetor Leo u largua nga të gjitha mediat sociale në përpjekje për të mbrojtur romancën e tyre.”

Panorama Plus