U fotografuan duke u puthur, njihuni me të dashurin inxhinier të Lady Gaga-s

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga është fotografuar së fundmi duke u puthur me Dan Horton, i cili është një inxhinier audio. Mediat e huaja kanë bërë të ditur se Horton është inxhinier i audios së Lady që prej muajit nëntor të vitit 2018.

Gaga-2

Ai zotëron gjithashtu një kompani audio të quajtur ‘Engineering group’ si dhe ka punuar me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare si; Camila Cabello, Ariana Grande, Bruno Mars dhe Justin Timberlake. Në vitin 2018 Dan u divorcua nga bashkëshortja e tij, Autumn Guzzardi me të cilën u martua në vitin 2013. Horton e ka ndihmuar Lady Gagën për të krijuar muzikë të re në një studio në ‘Hollywood’, dhe këtu nisi dhe romanca e dyshes, shkruan Who. Deri më tani Gaga ka preferuar ta mbajë larg syrit të mediave këtë marrëdhënie të re në jetën e saj private.