U dobësua 57 kg, arkitektja tregon sekretin e transformimit fantastik

Djellza Dodaj është kthyer tani në një motivim për të gjitha vajzat që janë mbipeshë. Ajo ka arritur që të dobësohet plot 57 kg, duke ndryshuar krejtësisht pamje.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Djellza tregoi se shtoi peshë për shkak të stresit dhe studimeve për arkitekturë. Ndërkohë, një ditë vendosi të nis palestrën dhe aty gjithçka ndryshoi.

“Motivimi është shumë shumë me rëndësi dhe për të qendruar e motivuar në palestër, pavarësisht se është dita e stresuar për mua, pasi punoj njëkohësish si arkitekte. Çdo ditë punoj 8 orë e gjysmë dhe ndodh që nuk je e motivuar dhe nuk je në disponim për të shkuar në palestër.

Unë e mora peshën, sa ja nisa të studioja, ja kam nisur me shumë stres, unë jam marr me futboll 11 vite dhe mbasi e lash të shtohet pesha dhe pa ndryshuar pesha hiç. Haja çdo lloj gjëje, nga fast food te ushqimet e shpejta.

Nuk kam ndjerë asnjëherë presion nga familja për peshën. Të gjithë më kanë thënë si je, vetëm të jem e lumtur për veten.

Tani nuk mund ta lë palestrën, është një gjë me shumë rëndësi për mua. Më është bërë si hobi, si terapi, kur kam ditën e stresuar, një njeri shkon dhe bën sport dhe ndihet më i qetë”, u shpreh ndër të tjera Djellza./abcnews.al