U ankuat se nuk ka VIP-a! Ja 3 emrat e fortë që do hynë këtë javë në BBV

Loja në “Big Brother Vip” është nxehur shumë. Por mesa duket produksioni e ka vendosur që këtë javë është momenti më i duhur për t’i shtuar më shumë benzinë zjarrit.

Po përflitet lartë e poshtë se 3 banorë të rinj do t’i bashkohen shtëpisë. Bëhet fjalë për Robert Berishën, Albërie Hadërgjonajn dhe Keisi Medinin.

Çfarë do të thotë kjo? Banorë të rinj, drama të reja, sherre dhe miqësi të reja po ashtu. Gjithsesi për një konfirmim të kësaj do na duhet të presim natën e “prime-it” për ta kuptuar nëse këto tre emra do bëhen pjesë.

Kujtojmë që emri i vajzës së Sabianit, Keisi Medinit, po qarkullon prej kohësh në rrjet, si një nga banoret e “Big Brother Vip”.

Më herët vetë ajo është pyetur rreth dyshimeve që qarkulluan, gjatë një interviste për “Top Arena.”“Të pyesim më mirë babi Sabianin”- u përgjgj Keisi, referuar kështu deklaratës së Sabianit, i cili tha se “Keisi do të futet në Big Brother Vip”.

Përveç “Big Brother Vip”, Keisi nuk iu shpëtoi as pyetjeve në lidhje me jetën private. Kështu ajo konfirmoi se është beqare, ndërsa kur u pyet se “cili nga VIP-at shqiptarë e ka ngacmuar”, tha: “Të gjithë VIP-at ngacmojnë (qesh). Nuk kam një emër”.