U aksidentua dje në Tiranë, bashkëshortja zbulon gjendjen shëndetësore të aktorit

Aktori i humorit Gaz Paja u përfshi ditën e djeshme në një aksident të rëndë në Tiranë te rruga e Kavajës. Ai ishte duke udhëtuar me motorin e tij në momentin kur është përplasur me një makinë.

Ira Seferi, bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit Gazment Paja ka reaguar për herë të parë dhe ka zbuluar gjendjen e tij shëndetësore.

Ira thotë se Gazi ka marrë dëmtime të lehta. “Gazi ka dëmtime jo serioze dhe do bëhet mirë shumë shpejt” shprehet Ira për Vip Magazine.