Trejsi Sejdini fanse e flaktë e këtij finalisti në BBV: E voton 5 herë brenda ditës

Finalja e big Brother ka përfshirë edhe emra të njohur të botës së modës apo showbizz-it. Modelja e njohur Trejsi Sejdini ka një favorit në Big Brother VIP. Ai është Ilir Shaqiri.

Ajo ka treguar se dëshiron që balerini të jetë fituesi.Modelja ka ndarë në profilin e saj në Instagram, një screnshot, të mesazheve që ka dërguar në mënyrë që Iliri të rezultojë fitues. Mbi 5 mesazhe me emrin Ilir shihen në këtë foto e me siguri do të ketë edhe të tjera.

Kujtojmë se mbrëmë në “Fan Club” disa nga ish-banorët kanë dhënë komentet e tyre përse Donaldi duhet të fitojë “Big Brother VIP Albania”.

Ndër ata që folën ka qenë edhe aktorja, Arjola Demiri, e cila u shpreh se Donaldi është shtrydhur më shumë seç duhet për suksesin e vet.

Ajo gjithashtu u shpreh se ai i ka përdorur të gjithë, madje edhe miqtë e tij për famë, pasi sipas saj aktori është i etur për sukses.

Aktorja tha edhe që Donaldi ka bërë heroin me të gjitha vajzat e shtëpisë së “Big Brother VIP”. Arjola: Ai djalë është shtrydhur më shumë sesa duhet. Ka bërë gjëra në këtë program, por protagonizmin e ka marrë dashje pa dashje, me meritë, ose pa meritë. Donaldi ka pasur shumë strategji.

Dhe miqtë i ka përdorur që të gjithë për suksesin dhe famën e vet sepse është i etur për sukses. Ka përdorur çdo lloj guri, me Sarën me Semin, me Egzonën. Ka bërë heroin me të gjitha. Donaldi gabimin më të madh e ka bërë kur doli kundër Einxhelin. I ka ndihmuar njerëzit vetëm për strategjinë e vet.