Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij preken nga koronavirusi!

Koronavirusi ka prekur çiftin hollivudian Tom Hanks dhe Rita Wilson. Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Twitter.

Hanks dhe Wilson ndodhen aktualisht në Australi, ku dhe i janë nënshtruar testit të koronavirusit. “Rita dhe unë jemi në Australi. Na u shfaqën disa simptoma si lodhje, të ftohur me dhimbje në trup. Rita kishte të ethe që shkonin e vinin edhe tepmeraturë por jo shumë të lartë. Më pas iu nënshtuam testit të koronavirusit, i cili rezultoi pozitiv. Po tani çdo të bëjmë? Po ndjekim çdo gjë sipas protokollit. Do të jemi në izolim për aq kohë sa duhet”, ka shkruar Hanks.

AFD7F5FB-DF6D-42B8-8800-40F9E76F6156

Ai gjithashtu ka shtuar se do të përditësojë informacionin mbi gjendjen e tyre ditë pas dite, për të gjithë ndjekësit e tij në rrjet. /News31.al