Tolstoy: Dashuria është jetë… të gjitha gjërat që kuptoj, i kuptoj për shkak të dashurisë

Leo Tolstoy, shkrimtari, filozofi rus dhe një nga novelistët më të mirë në botë, njihet kryesisht për kryeveprat e tij Lufta dhe Paqja (1865–69) dhe Anna Karenina (1875–77), të cilat konsiderohen si ndër veprat më të mira të shkruara ndonjëherë.

Në veprat e tij, Tolstoy prek tema si: rëndësia e jetës familjare, kërkimi i kuptimit të jetës etj.

Duke pranuar faktin se vdekja është e vetmja siguri në jetë, Tolstoy arrin në përfundim se kuptimi i jetës nuk mund të vijë nga arti, shkenca apo filozofia. Vetëm njohja irracionale e besimit mund të japë kuptimin e jetës.

Ai vdiq nga pneumonia, tetëdhjetë e dy vjeç, në stacionin hekurudhor të Astapovo, një fshat i largët rus dhe fjalët e tij të fundit ishin: Ikni! Ne duhet të ikim!
Në vazhdim po ju sjellim thënie të zgjedhura të Tolstoy:

– Ka vetëm një mënyrë për të qenë i lumtur: të jetosh për të tjerët.

– Njeriut i pëlqen të shohë të përulur edhe mikun e tij më të mirë. Pikërisht mbi përulësinë bazohet pjesërisht miqësia.

– Edhe vet ndjenjat kërkojnë qëllimin e tyre.

– Të gjitha idetë që kanë pasoja të mëdha janë idetë e thjeshta.

– Gjuetia nuk është formë natyrore e luftës për ekzistencë, por një kthim i vullnetshëm në një stad egërsie.

– Ferri është vuajtja që nuk të lejon më të duash.

– Do ta them të vërtetën mbi gratë vetëm kur të jem me një këmbë në varr. Do ta them, do të hidhem në qivur dhe do të mbyll kapakun.

– Njeriu nuk është kurrë më egoist se në çastet e entuziazmit.

– Njeriu dashuron jo ngaqë ka interes të dojë këtë apo atë, por ngaqë dashuria është esenca e shpirtit të tij.

– Gjërat e mrekullueshme gjithmonë janë të thjeshta dhe modeste.

– Dashuria është jetë. Të gjitha gjërat që kuptoj, i kuptoj për shkak të dashurisë.

– Kur dashuroni dikë, duajeni atë për personin që është, dhe jo si do të dëshironit të ishte.

– Nëse dëshiron të jesh i lumtur, bëhu.

– Dy luftëtarët më të mëdhenj janë koha dhe durimi.

– Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.

– Ji i keq, por të paktën mos ji gënjeshtar, mashtrues!

– Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.

– A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?

– Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vogla.

– Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

Përgatiti: K. B- ObserverKult