“Ti pa Cristianon do ishe asgjë”, ndjekësit shpërthejnë ndaj Georginës pas postimit të saj të fundit

Georgina Rodriguez po kryqëzohet për postimin e saj të fundit në Instagram ku postoi një seri fotosh nga viti 2020 teksa shfaqej krah Ronaldos.

“…Kur shkuam të blinim jahtin tonë”, shkroi modelja. Në postim shihen disa pamje nga jahti, fotot me familjen që shijon pushimet apo edhe koleksionin e saj me disa prej çantave më të shtrenjta. Ky postim ka sjellë një reagim të ashpër nga ndjekësit të cilët e kanë kritikuar.

“Tonë? Doje të shkruaje që ti po e shoqërojë Ronaldon të blinte jahtin e tij”, shkruan një komentues. “Sa turp ti pa Cr7 do ishe asgjë”, shkruan një tjetër komentues. “Pa Cristianon, as luks, as jaht”, vazhdojnë komentet.