The Weeknd fotografohet me të dashurën e re dhe është mikesha e ish-ave të tij

The Weeknd ka nisur një lidhje të re dhe vajza mund të jetë e panjohur për publikun, por jo për ish-të dashurat e këngëtarit, Selena Gomez dhe Bella Hadid.

Ajo quhet Simi Khadra dhe është mikeshë me Selena Gomez dhe Bella. Ose “ishte” mikeshë, sepse nuk i dimë si janë marrëdhëniet pas lidhjes së saj me The Weeknd. Këngëtari dhe partnerja e tij janë fotografuar si rrallëherë bashkë duke dalë nga një restorant.

The Weeknd, emri i vërtet i të cilit është Abel kishte veshur një bluzë të zezë, pantallona të shkurtra të zeza dhe një palë shapka. Kurse 29-vjeçarja kishte veshur një fustan të shkurtër me figura shumëngjyrëshe dhe atlete të zeza.

Thashethemet se të dy janë bashkë në prill 2021 dhe dyshja i hodhën benzinë zjarrit kur u panë duke u larguar së bashku nga një hotel në shkurt këtë vit.