Tërmeti shkundi vendin, klientët lënë gjestin epik në piceri

Të futesh poshtë tavolinës, të ruash kokën, të përkulesh në lloji lloji pozicioni për të shpëtuar apo t’ia  fusësh vrapit dhe të dalësh jashtë, janë vetëm disa nga skenaret që truri i njeriut proceson në një kohë të shkurtër kur nis të ndiejë lëkundjet e një tërmeti.

Sigurisht që shqiptarët i kanë të freskëta këto momente pasi tërmetet vijojnë të na “shkundin” për ditë, herë më shumë e herë më pak.

Ka nga ana që tmerrohen në momentin kur ndiejnë një tërmet por ama ka edhe nga ata që nuk u dridhet as qerpiku.

Në këtë video të filmuar gjatë kohës kur tërmeti i parë 5.7 ballë tronditi Durrësin dhe Tiranën, që të gjithë vrapojnë të dalin jashtë në momentin që nisin të ndjejnë lëkundje, përveç dy personave, një burrë dhe një grua që as nuk e prishin terezinë fare.

Të gjithë dolën jashtë të tmerruar por ata nuk luajtën vendit dhe po prisnin t’u vinte pica edhe pse piceri nuk dihet ku mund të kishte përfunduar.

Kliko për të parë videon