Tërhoqën deklaratën për njëri-tjetrin, por Jasmina Kadriu dhe Andi Artani fotografohen bashkë jashtë “Për’puthen”

Andi Artani dhe Jasmina Kadriu ishin një ndër “çiftet” më të dashur për publikun që po formohej në “Për’puthen”.

Por, vetëm pak ditë pas deklaratës së do të dalin vetëm me njëri-tjetrin në program, dyshja vendosi ta tërhiqnin atë që kishin thënë dhe të vazhdonin të dilnin edhe me konkurrentë të tjerë.

Andi tha se deklaratën e tërhoqi, sepse nuk sheh ndonjë përputhje mes tyre. Ndërkohë, Jasmina, e cila dukej mjaft xheloze për djalin nga Kosova, u shpreh se kur nuk ka mirëkuptim, nuk mund të ketë as një marrëdhënie.

Prandaj, ata vendosën të vazhdonin rrugët e tyre “të ndarë”.

Mirëpo, në Instagram ka qarkulluar një foto, në të cilën, Andi dhe Jasmina shihen duke ngrënë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Fansat tashmë kanë nisur të dyshojnë nëse tërheqja e deklaratës nga të dy ka qenë ose jo e vërtetë.