Teologu i njohur tregon nëse ekzistojnë apo jo UFO-t: Duhen 43 vite që të vijnë këtu

Teologu Miron Cako ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli për ekzistencën e UFO-ve. Gjatë intervistës teologu theksoi se në fakt bëhet fjalë për qenie demoniake që po përpiqen që të mashtrojnë njerëzit.

Sipas tij, e gjithë kjo është një mashtrim i madh pasi nuk është gjetur asnjë qenie njerëzore, siç pretendohej se mund të kishte në Mars apo në një tjetër planet të sistemit tonë diellor. “Patjetër që shkenca, ose në “teoria e evolucionit” na tha që jeta në tokë filloi na rastësia.

Por është një teori utopike sepse nuk ka bazë shkencore. Teoria e evolucionit thotë se kemi një evolucion dhe në bazë të kësaj, pranojmë qenie jashtëtokësore që jetojnë në një vend tjetër që vijnë herë pas herë dhe na kanë vizituar. Ylli më i afërt me Tokën është 40 miliardë km deri këtu.

Duhen 43 vite dritë që të vijnë këtu. Alienët vijnë dhe paraqiten si qenie jashtëtokësore, por qenie shpirt trup, si ne, në një zhvillim të avancuar. Ata pretendojnë se jemi krijesat e tyre që na kanë sjellë në këtë botë për një eksperiment. Gjithmonë ka pasur ëndrra se jemi qenie të tjera në sistemin diellor.

Shumë shkencëtarë shkuan dhe nuk gjetën asgjë në Mars. Dhe në sistemin tonë të diellit nuk ka jetë. Dhe teleskopi nuk po gjen jetë. Nuk po marrin asnjë informacion. Shkencërisht nuk ka fakte. Besojmë sepse teoria e krishterë thotë se perëndia në fillim krijoi Tokën dhe më pas njeriun.

Pjesa ajrore e Tokës dhe Universi është i mbushur me frymëra shpirtërore, engjëj dhe demonë. Ne besojmë se janë qenie demoniake që shfaqen për disa qëllime. “, thotë ai duke shtuar më tej se bëhet fjalë për një “skenar diabolik” që zë “peshqit” që besojnë te alienët.