“Televizioni s’të lë të shprehësh hallet e tua”, moderatori i njohur i Top Channel bën një rrëfim special si asnjëherë tjetër. Nuk i mban dot as lotët (video)

Moderatori Isli Islami i ftuar dje në emisionin e pasdites ‘Jeto me Orën’, foli për punën e tij në televizion dje jetën e tij personale. I pyetur nga moderatorja Ana Kallaku sesa e vështirë ishte për të kaloj nga lajmet në një emision mëngjesi, Isli u shpreh se kolegët kanë qenë një ndihmë e madhe për të.

Madje u shpreh se mund t’ju rikthehet lajmeve në një moshë më të madhe, Islami kujtoi gjithashtu një moment nga fëmijëria, ku merrte gazetat dhe bënte sikur jepte lajmet. Ai më tej tha se është tip mjaft emotive dhe se e ka të vështirë të punoj më njerëz që nuk ka marrëdhënie të mira dhe se televizioni e ka bërë tip paska të padurueshëm.

I pyetur nga Kallaku se çfarë nuk pëlqen të bëjë, Islami u shpreh se nuk di të gatuaj. Ndërsa pasioni më i madh i tij është muzika. Isli u surprizua nga video-mesazhet e miqve të cilët e përlotën në studio. Miqësia për të është një nga marrëdhëniet me të shtrenjta ai tha se është i bekuar.