“Të trashëgohet Fatma”, gazetarin e përzënë nga emisioni: Isha i pari që e zbulova

A janë mediat të manipuluara? Një skenë aspak e këndshme u pa sot në emisionin e mëngjesit “kafeIN”, ku i ftuar ishte gazetari i ri por jo pa përvojë Ronaldo Sharka. Ronaldo ishte i ftuar për të folur rreth ngjarjeve të fundit në show-bizzin shqiptar, ku padyshim ngjarja më e bujshme ishte ajo me Elvana Gjatën në ish-Bllok. Teksa po niste bisedën me gazetarin Flavio Qarri, Ronaldo Sharka shprehet: E para të trashëgohet Fatma njëherë se e ke edhe kolege. unë kam qenë i pari që e kam zbuluar dhe e kam investiguar rreth dy vite më parë. U bë edhe një gjë e madhe asokohe. Në kërcënim, jo nga Fatma se ajo është gocë e mirë, por nga një Suada Daci. Fatma e gjeti burrin, Suada mbeti pa martuar.”

Shikuesit që kishin vënë re këtë episod të çuditshmë live dhe skenën më pas kur gazetari Sharka ishte larguar nga studio, kanë shkruar për JOQ.al duke dërguar edhe materialin audio të intervistës.

Redaksia JOQ.al kontaktoi me Ronaldon, duke e pyetur nëse kishte vërtet një incident dhe çfarë nodhi pas kamerave.

Ronaldo tha:

Sot isha në InTv, i ftuar për të rejat e fundit nga shoëbizi dhe e përmenda live rastin e Fatmës ky këtu linku.
Dhe pas kësaj, pa folur fare prezantuesi shkëput transmetimin, fusin moderatorin dhe bëjnë fjalë në korridor. Më nxjerrin nga studio dhe transmetimi pa dhënë asnjë shpjegim dhe publikut i thanë që i ftuari iku për arsye personale. I ftuari, që isha unë, po prisja korridoreve duke më thënë dhe drejtoresha e madhe gjithë ironi “Ke naj gjë me Fatmën?”. Thashë pse të kem kur ajo e ka pranuar vetë. Unë do ta bëj të madhe këtë çështje duke kontaktuar me çdo media si nga brenda dhe jashtë vendit.”/JOQ
Chat Conversation End
Type a message…