Të nominuarit përballë banorëve të tjerë, ja kë shohin ata si fitues të “Big Brother VIP”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Prime-in e kaluar Luiz Ejlli u vu përballë Kutisë së Pandorës dhe me shumë dëshirë e ka hapur, ku ka arritur të fitoj të takim me dy miqtë e tij më të mirë nga jashtë shtëpisë dhe gjithashtu ka qenë përpara një zgjedhje. Luizit i duhej të dërgonte 3 banorë në televotim për të larguar nga shtëpia dhe ai ka zgjedhur Oltën, Armaldon dhe Kristin.

Banorët e nominuar, Olta Gixhari, Armaldo Kllogjeri dhe Krist Aliaj zhvilluan mbrëmjen e kaluar konferencën për shtyp. Secili prej tyre tregoi se kë do donte të eleminohej nga shtëpia, kë do donte të zëvendësonte e se çfarë plani kanë për rrugëtimin më tej, nëse qëndrojnë në shtëpi. Ajo që krijoi më shumë interes tek të gjithë ishte pyetja që Qetësori iu bëri atyre, “cilin banor e shohin si fitues të BBV”?

Armaldo: Dëshira ime është që të fitojë një femër. Unë dëshirë kam që të fitojë Olta, sepse Olta ka dhënë dhe jam i bindur që edhe po të vazhdojë të qëndrojë, do vazhdojë që të japë.

Kristi: Do mendoj komplet me logjikë, kush ka rskuar më shumë, kush ka dhënë më shumë energji, kush ka dhënë më shumë emocione, kush ka sakrifikuar veten… Jam mes Oltës dhe Luizit.

Olta: Unë do të doja që ta fitonte Kiara. E shoh shumë favorite për ta fituar. Unë e shoh si njeri që mund ta fitojë.

Top Albania Radio