Të ndarë, por Khloé Kardashian dhe Tristan do të bëhen sërish prindër!

Khloé Kardashian dhe Tristan Thompson, do të bëhen sërish prindër. Këtë herë përmes një nëne surrogate.

Çifti janë prindër të një vajze, True 4 vjeçe, e cila shumë shpejt do të bëhet me motës ose vëlla.

“Khloé është jashtëzakonisht mirënjohëse për nënën surrogate për këtë bekim kaq të bukur. Ne dëshirojmë të kërkojmë privatësi në mënyrë që Khloé të mund të përqendrohet te familja e saj”, ka thënë një përfaqësues i familjes Kardashian. Khloe dhe Tristan nuk janë më bashkë dhe prej dhjetorit të kaluar nuk kanë folur më me njëri-tjetrin përveç çështjeve që lidhen me vajzën e tyre.

Khloe ka kërkuar mirëkuptim dhe privatësi në lejimin e fokusit te familja e saj. Tristan i kërkoi ndjesë Khloe-s pas testit që provonte atësinë e tij me një grua tjetër. Lidhja e tyre nisi në 2016-ën, teksa 2 vjet më vonë u bënë prindër. Khloe do të bëhet nënë për herë të dytë, ndërsa Tristan për herë të katërt.