Të moshuarit në azilin e Spanjës gjenden të vdekur pasi u braktisën nga punonjësit

Disa të moshuar që gjendeshin në një azil të Spanjës janë braktisur nga punonjësit për shkak të frikës së koronavirusit. Ata u gjendën të vdekur nga ushtarët.

Ministrja e mbrojtjes Margarita Robles, u shpreh se qeveria do marrë masa të repata për të gjithë punonjësit që i braktisën ata në moment kaq të vështira.

“Gjatë vizitës, ushtria ka gjetur disa të moshuar krejtësisht të braktisur, madje disa kishin vdekur në shtretërit e tyre”, u shpreh ministrja.

Ajo shprehet se ky është një veprim çnjerëzor dhe të gjithë do të ndiqen penalisht.

“Pesha e ligjit do të bjerë mbi ata që nuk i përmbushin detyrimet e tyre”, shtoi ajo.