Të martohesh me veten…/ Gjithçka rreth sologamisë, ‘trendi’ që po përhapet në masë!

Sologamia konsiston në dashurinë ndaj vetes, duke u kujdesur për veten dhe mirëqenien tuaj të brendshme. Prandaj, dasma solo është një ritual që hyn plotësisht në sferën e fuqizimit të gruas, mbështetësit e saj besojnë se është një mënyrë për të afirmuar vlerën e dikujt dhe për të jetuar një jetë më të lumtur. Rasti i parë i njohur i sologamisë në Perëndim daton në vitin 1993, kur në SHBA një grua e quajtur Linda Baker vendosi të festonte 40-vjetorin e saj duke u martuar me veten.

Një tjetër grua shpenzoi 4,600 euro për t’u martuar me veten e saj dhe nuk është penduar për këtë. Andria Johnson, 39-vjeçe, e cila është e divorcuar, ka udhëtuar në Tulum të Meksikës për ceremoninë e saj të martesës. Ajo veshi një fustan të bardhë, lexoi zotimet dhe vendosi një unazë në gishtin e saj përpara një zyrtari lokal. Në kohët e fundit janë bërë disa martesa sologamike, veçanërisht jashtë vendit, njëra prej të cilave ka pasur një jehonë të caktuar në mbarë botën.

Ndërkaq, e fundit që ka folur për sologaminë është artistja pamore Elena Ketra, e cila ka qenë gjithmonë shumë e ndjeshme ndaj temës së fuqizimit të gruas dhe përfshirjes gjinore. Korrikun e kaluar, artistja nga Vicenza ishte protagoniste e një shfaqjeje digjitale të titulluar “Sologamy”, e prezantuar nga Fondacioni Solares delle Arti në bashkëpunim me galerinë romake.

Në një zonë të dedikuar, ata që donin të martoheshin me veten, mundën të vendosnin të dhënat e tyre për të marrë certifikatën që vërteton martesën e tyre sologamik. Sjellim në vëmendje se së fundmi një grua 77-vjeçare vendosi të martohej me veten, e veshur me fustanin e nusërisë që kishte ëndërruar gjithmonë. Dottie Fideli nisi një rrugëtim për të festuar dashurinë dhe përkushtimin e saj ndaj vetes. Pas vitesh rritjeje personale dhe reflektimi, ajo vendosi se ishte gati të bënte një hap simbolik drejt vetëpranimit dhe dashurisë për veten.

Top Albania Radio