Të marrë apo jo pjesë tek “Kënga Magjike? Olsi Bylyku u kërkon ‘ndihmë’ fansave

Ai është spikatur për humorin e tij. Por Olsi Bylykun nuk e kemi parë vetëm të aktrojë. Ai jo pak herë e ka provuar veten e tij edhe në këngë.

Së fundmi aktori do të marrë pjesë në show-n më të ri, ‘Klanifornia’. Por një pyetje e ‘mundon’ Olsin: Të marrë apo jo pjesë tek ‘Kënga Magjike’ këtë vit? Mesa duket ai nuk po vendos dot nëse do të marrë pjesë në këtë vit apo jo. Dhe këtë gjë mesa duket Olsi e ka lënë në dorën tonë.

Olsi-2

Ai është përkrahur gjithnjë nga fansat e tij, të cilët nuk ngurrojnë t’ja shprehin admirimin e tyre. Të shohim nëse artisti do ta marrë apo jo në konsideratë dëshirën e tyre.