Të gjithë të izoluar në shtëpi, Tayna thyen rregullat e karantinës dhe shkon jashtë shtetit

Në një kohë kur të gjithë janë të izoluar në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit, Tayna duket se ka thyer rregullat e karantinës.
Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, reperja ka treguar se ka udhëtuar drejt Zvicrës dhe ka publikuar disa foto nga udhëtimi me avion.
“A ka kufij për ty, a ka koronë?”, e ka pyetur menaxheri Taynën, e cila ia ka kthyer: “Për dikë po, për dikë jo”.
Nuk dihet arsyeja pse Tayna ka udhëtuar drejt Zvicrës në këtë kohë të vështirë të pandemisë.