Të gjithë sytë te Dua Lipa, habiten me skenën që bëri në aeroport

Këngëtarja e famshme shqiptare Dua Lipa ka arritur që të gjithë të kthehen e të shohin nga ajo teksa ndodhej në aeroport. Meqenëse ajo udhëton shumë për shkak të koncerteve të shumta në vende të ndryshme, Dua gjen edhe kohën që të bëj gjëra argëtuese. Një gjë të tillë e ka bërë gjatë udhëtimit të fundit, ku të gjithë njerëzit në aeroport kanë kthyer sytë nga ajo. Lipa ndodhet mbi një stol të aeroportit dhe duket sikur po qëndron në ajër, shkruan Panorama Plus.Njerëzit përreth saj kanë kthyer kokën për ta parë dhe kanë ngelur të habitur se si është e mundur që ajo të qëndrojë në atë mënyrë.