“Të gjithë e duan një brune”/ Shikoni si ka ndryshuar Fifi disa javë pas largimit nga Big Brother VIP

Filloreta Raçi, e njohur si Fifi ka qenë një prej pjesëmarrësve më të përfolur në edicionin e Big Brother VIP, por hoqi dorë nga qëndrimi në shtëpi.

Kantautorja e njohur shprehu dëshirën për të dalë dhe për qëndruar e lirë me njerëzit e saj më të dashur.

Ajo i është kthyer normalitet dhe është duke e shijuar jetën jashtë shtëpisë.

Fifi ka bere një ndryshim në pamjen e saj duke u shndërruar në brune, teksa ndjekësit e kanë pëlqyer pamjen e re.

“Të gjithë e duan një brune”, ka shkruar në përshkrimin e fotografive të shpërndara në Instagram.