Të gjitha mamatë e reja do donin të ishin në vend të Arbenitës fill pas lindjes

Fill pas shtatzënisë, Arbenita Ismajli është rikthyer në superformë.

Modelja ka ndarë jo më larg se dje një foto të saj e veshur me një body në ngjyrë bezhë ku duken format tejet tërheqëse pa asnjë kilogramë të shtuar. Komplimentet nuk kanë munguar, sakaq vetë Arbenita nuk ka zbuluar nëse është marrë me stërvitje gjatë pritjes së ëmbël apo gjithçka është gjenetike.

Një gjë është e sigurt, se të gjitha mamat do donin të ishin në vendin e Arbenitës fill pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë, moment në të cilin ku edhe kilogramët bëhen më të vështirë për t’u hequr./revistawho.com