Të futem apo jo në Big Brother? Këngëtari shqiptar në mëdyshje, kërkon ndihmën e publikut

Këngëtari i njohur shqiptar, Skerdi Ago duket se ka marrë një ftesë nga produksioni i “Big Brother Vip Kosova” për të qenë pjesë e banorëve.

Por mesa duket kjo e ka futur në dilemë atë, pasi ai ka pyetur publikun se çfarë mendim kanë për këtë.

Këngëtari nuk ka publikuar ende asnjë përgjigje të ndjekësve, si dhe vendimi i tij për të hyrë në “BBVK” apo jo, nuk dihet. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.