“Të çajnë kokën të shtëpisë se kur do martohesh?”, Dojna Mema zbulon çfarë i ka kërkuar e ëma

Dojna Mema është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila së fundmi u është përgjigjur pyetjeve që shumë ndjekës kanë pasur për të në Instastory.
“A të çajnë kokën të shtëpisë se kur do të martohesh?”, ka qenë pyetja që një nga ndjekësit i ka bërë Dojnës.
Por në përgjigjen e saj, Dojna ka treguar se prindërit i ka mendjehapur dhe nuk i ushtrojnë fare presion tek ajo pjesë, madje e ëma i kërkon të kundërtën.
“Përkundrazi: Gjyshja pëlqen më shumë bashkëjetesën. Gjyshi do thjesht të bëj një fëmijë, ndërsa mami të mos bëj as njërën as tjetrën, por të kaloj jetën duke i bërë qejfin vetes sime”, shkruan Dojna.