Taylor Swift i jep fund lidhjes së saj? Rrjetet sociale vërtetojnë të kundërtën

Ditët e fundit Taylor Swift është përfolur se i ka dhënë fund lidhjes së saj me Joe Alwyn. Dyshja e njohur nuk janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit gjatë kësaj vere dhe prandaj kjo ka shtuar dyshimet për ndarje. Por mesa duket thashethemet nuk janë të vërteta, sepse mes tyre gjithçka po shkon më së miri. Ditën e djeshme ata treguan se vazhdojnë ta mbështesin njëri-tjetrin dhe këtë gjë e shprehën publikisht përmes rrjeteve të tyre sociale. Alwyn dhe Swift publikuan në ‘Instagram’ projektet e tyre të reja dhe ata pëlqyen postimet e njëri-tjetrit.

Taylor-Swift-3

Taylor-Swift-4

Madje Taylor pëlqen çdo postim të të dashurit të saj, duke qenë se ai nuk është shumë aktiv në rrjete sociale. Për herë të fundit ata u panë bashkë si çift në muajin maj, gjatë një udhëtimi për në Paris. Ndodh rrallë që Taylor dhe Joe të shfaqen bashkë, sepse ata kanë vendosur që lidhja e tyre të jetë shumë private dhe sa më larg vëmendjes së mediave dhe publikut. /revistawho.com