Taulant Xhaka publikon foto nga spitali: Operacioni shkoi mirë

Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka është operuar pas një dëmtimi që pësoi së fundmi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, duke lajmëruar edhe që është në gjendje të mirë shëndetësore dhe operacioni ka rezultuar i suksessëhm.

“Operacioni shkoi mirë. Faleminderit për mesazhet. Do kthehem më i fortë”, u shpreh ai drejtuar fansave, me një foto nga shtrati i spitalit.

Taulanti është një nga futbollistët më të talentuar të kombëtares shqiptare. Ai luan gjithashtu me Basel-in e Zvicrës./revistawho.com