Tatuazhe, det dhe dashuri, gjeni një kombinim më të bukur se Dafina Zeqiri dhe Dj Geek

Ka vetëm një njeri që e ka fituar plotësisht Dafinën dhe nëse në mendje ju shkojnë muzika, apo familja atëherë ju themi se gaboheni.

Me një foto plot dashuri pranë detit, ku duket se kanë shijuar ditët e para të pranverës me motin e ngrohtë, Dafina ka treguar se Dj Geek e ka fituar plotësisht. E thënë këtë, këngëtarja ka nënkuptuar se është e dashuruar më shumë se asnjëherë tjetër.

Momentet e ëmbla të dyshes prej kohësh kanë bërë xhiron e rrjetit. Të qeshur, energjikë dhe plot surpriza për njëri-tjetrin Dafina dhe Geek janë kthyer kështu në një nga dyshet më simpatike të ‘showbiz-it’ shqiptar./revistawho.com