“Takohemi pas orës 6”, Milaim Zeka tregon se si shefat i kanë “ngacmuar” gruan e tij: Këta faqezi që mburren…

Gazetari i njohur, Milaim Zeka, është shprehur se shumë fytyra publike dhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme, janë larguar nga puna se janë ngacmuar nga shefat.

“Ne e dimë që ka fytyra, alamet fytyrash publike, edhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe Kosovë, që janë larguar nga puna për shkak të ngacmimeve seksuale që kanë ardhur nga drejtorët e televizionit, nga kryeredaktorët e televizioneve.

Këta faqezi mblidhen në klube të veçanta, pinë pije të shtrenjta, tregojnë kollaret sa dollarë i kanë blerë, sa kanë blerë orët dhe në fund tregojnë se me cilat kolege kanë qenë mbrëmë me në filan hotel dhe me cilat do të shkojnë nesër.

Krenohen. Nuk kam parë në asnjë vend të botës që njeriu të thotë e kam lodhur filan femër, dhe imagjino sa lodhet një femër prej një gjëje 56 gramë, por këta krenohen. Sepse nuk mund të krenohen me gjëra të tjera”, tha gazetari.

Gjithashtu, Zeka ka rrëfyer dhe një episod aspak të këndshëm. Gazetari tregoi se si bashkëshortja e tij teksa kërkoi punë në Kosovë, shefat i kërkuan që të takoheshin pas orës 6.