Surprizë për fansat, djemtë e “ThreeDots” kanë gati bashkëpunimin e radhës

Vera nuk do të kishte kuptim pa një këngë të re nga treshja artistike Flori, Klajdi dhe Bruno.

Prive mëson se në fakt treshja kanë finalizuar projektin e tyre më të ri.

Po ashtu kënga do të shoqërohet me videoklip, i cili është xhiruar në peizazhet e bukura të jugut të Shqipërisë.

Kjo verë me sa duket do të jetë mjaft e nxehtë pasi shumë artistë të dashur kanë paralajmëruar projekte mjaft të mira.