Sulmuan makinën e Zhaklin Lekatarit? Reagon Policia e Tiranës: Lajmi është i pavërtetë

Policia e Tiranës ka reaguar menjëherë pas lajmit të bërë publik në media ku u tha se opinionistes së Big Brother Vip, Zhaklin Lekatarit, i kanë thyer xhamat e makinës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën me dije se ky lajm është I PAVËRTETË.

“Në lidhje me një lajm të publikuar në portale për një automjet të dëmtuar në afërsi të stadiumit “Dinamo”, ju sqarojmë se lajmi është i pavërtetë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë kërkon mirëkuptimin e mediave dhe para se të publikojnë lajme të kërkojnë informacion pranë DVP Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Ditën e sotme në media bënë xhiro disa foto ku Zhaklin Lekatari shihej e tensionuar pasi thuhej se gjatë natës disa persona i kishin thyer xhamat e makinës të cilën e kishte parkuar në një parking në zonën e stadiumit “Dinamo”.