“Sulejmani i Madhërishëm” bëhet baba për herë të tretë! Bashkëshortja e tij sjellë në jetë një vajzë

Aktori turk, Halit Ergenç dhe bashkëshortja e saj, Berguzar Korel, janë bërë prindër për herë të tretë. Korel, e cila njihet në vendin tonë për rolin e “Shehrazades”, ka sjellë në jetë dy ditë më parë një vajzë, së cilës i kanë vënë emrin Leyla.

Sipas “Sondakika”, Halit nuk e la në asnjë moment vetëm partneren e tij. Ai shoqërohej edhe nga dy fëmijët e tjerë të tyre, Ali dhe Han.

Pas lindjes në një spital privat në Maslak, mësohet se nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.

Korel u martua me aktorin Halit Ergenç, i cili ishte partneri i saj në “Binbir Gece” (1001 Netë), në vitin 2009. Ergenç njihet në vendin tonë kryesisht me rolin si “Sulejmani i Madhërishëm”.

Në shkurt të vitit 2010, Korel lindi fëmijën e parë, djalin Ali. Ndërsa në mars 2020, ajo solli në jetë djalin e dytë, Han.