Suksesi i modeles shqiptare, Emina Çunmulaj: Dikur milja lopët, sot jam në jurinë e “Miss USA”

Modelja e njohur shqiptare e cila jeton dhe vepron në SHBA, Emina Çunmulaj, ka qenë së fundmi pjesëmarrëse në një nga eventet më të rëndësishme të bukurisë në Amerikë.

Ajo ishte pjesë e jurisë së “Miss USA”, ku krahas emrave tjerë të njohur të modës, kanë zgjedhur vajzën më të bukur në konkursin amerikan.

Emina, e cila është ndjerë krenare që si një shqiptare ta arrijë këtë sukses të tillë, e ndau gëzimin e saj me fansat përmes një videoje të publikuar në InstaStory.

Ajo pati një mesazh motivues për të gjitha vajzat shqiptare, duke i inkurajuar që të mos dorëzohen dhe të marrin shembull nga ajo, se si nga një vajzë fshati arriti të bëhet pjesë e spektakleve amerikane.

“Jam një vajzë nga një qytet i vogël, një vajzë shqiptare në një fermë të vogël, që milte lopët derisa isha 15 vjeç. Dhe sot jam ulur në jurinë e Miss SHBA. Prandaj e di çfarë? Ëndërro vajzë e vogël, sepse do të të plotësohet edhe ty ëndrra. Po e bëj këtë për vete dhe për çdo vajzë shqiptare”, shprehet modelja shqiptare në videon e publikuar.

Emina përndryshe është lindur dhe rritur në Mal të Zi, derisa më pas është martuar dhe zhvendosur në Amerikë.