Stresi flet për jetën private dhe zbulon nëse është beqar: ‘Kam bërë gabime’

Reperi i njohur Stresi muajit e fundit është përfolur jo pak herë për romanca me vajza të ndryshme, me të cilat është parë i shoqëruar. E po ashtu nuk kanë munguar as deklaratat e tij në mediat sociale që kanë ngatërruar jo pak fansat e artistit.

Gjithsesi, ai ka thënë së fundmi se është ‘single’ dhe madje ka tre vite pa qenë në një lidhje romantike. Duke folur me banorët e tjerë të ‘Big Brother VIP’ Stresi pranoi se ka bërë gabime në të shkuarën.

“Kam tre vite ‘single’ sepse kam bërë gabime. Këta tre vite kam patur mundësi të lidhem, kam njohur edhe vajza të mira, por tani është shumë serioze nëse lidhem me dikë. Duhet ta marrësh seriozisht tani.” -tha ai.