Stresi del nga burgu, ja ç’bëri gruaja e tij

Pas tetë muajsh në burg, reperi i njohur Stresi është lënë i lirë ditën e sotme. Gjykata mori vendimin që Stresi të lirohej me kusht. Ndërkohë e para që reagoi në lidhje me këtë lajm, ka qenë bashkëshortja e tij, Keisi. Kjo e fundit e ka shprehur publikisht në çdo moment, dashurinë dhe mbështetjen për reperin.

Stresi-2

Sot, Keisi ka falënderuar Zotin, duke treguar kështu se është e lumtur për daljen nga burgu të Stresit, e tashmë do të jenë pranë njëri-tjetrit. Më pas ajo ka publikuar një foto të reperit të njohur. Keisi ka disa javë që ndodhet në Shqipëri, ku herë pas here ka zbuluar për ndjekësit e saj se ka shkuar që të vizitonte Stresin kur ndodhej në burg./Panorama Plus