Stine tregon përse u rikthye me ish-bashkëshorten: U përplasëm kokë më kokë…

Një vit më parë Stine bëri një deklaratë në Instagram  duke lajmëruar fansat se tashmë ishte ndarë nga partnerja e tij prej vitesh me të cilën kanë dhe një vajzë, Estia.

“E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje”, shkruante këngëtari dikur.

Por duket se Stine dhe Graciela janë ritkhyer në krahët e njëri-tjetrit.

Rreth një muaj më parë ata ishin të ftuar në “Shiko kush luan” dhe pranuan se janë bashkë dhe të dashuruar. Por kush e bëri hapin e parë?

I ftuar dje në “Zonë e Lirë”, Stine tregoi se të dy njëkohësisht menduan për ribashkim.

“Po është e vërtetë që jam bashkuar me Gracielën. Ka fazat e veta, u mërzitëm të dy. Të dy u penguam bashkë, u përplasëm kokë më kokë dhe të dy hodhëm hapin e pajtimit”, ka treguar Stine.

Epo e rëndësishme është që kuptuan se ende ndjenin për njëri-tjetrit dhe tashmë janë bashkë një familje edhe me Estian e vogël.