Stërvitu me kampionen! Klodiana Shala ndërton programin që ju shndërron në trupa të bukur

Ish-kampionia rekordmene e atletikës shqiptare, Klodiana Shala e nis Vitin e Ri 2021 me një projekt të saj. Këtë fillimvit ajo publikon faqen web “Fit with a Champion”, me videot e demonstrusra nga vetë Klodiana.

Në këtë web do të gjeni programe 1 mujore, 6 mujore dhe 1 vjeçare, që do të kushtojë 29 euro, 4 herë në javë. Platforma në fjalë përmbam edhe program specifik për fëmijë, 3 herë në javë, me vlerën 15 euro. Ndërkohë ofrohet edhe regjimi ushqimor 259 euro në muaj, nga e hëna në të shtunë (drekë-zemër-darkë) me nutriciente Diola Dosti dhe kuzhinier, Arvin Kita.

Nutricientja do të bëjë dhe dieta të personalizuara me vlerë 50 euro, për personat që duan të gatuajnë në shtëpi. Ndërkohë një fizioterapist italian do të sjellë ushtrime dhe këshilla online për problemet e ndryshme të personave. Vit i ri, mundësi e re.
Bëji vetes dhuratën më të mirë! Stërvitu me kampionen Klodiana Shala!